Dokumente të falsifikuara, sekuestrohen 2 pallate dhe truall për ndërtim në Lezhë

567
Policia e Lezhës sekuestroi sot dy pallate dhe një truall gati për ndërtim.
Burime zyrtare thanë se gjatë hetimeve, që u bazua në urdhrin e prokurorisë, u zbulua se lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të falsifikuara.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u ekzekutua Urdhri datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë , në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit A.U.

Konkretisht:
– Një pallat 5 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2.
– Një pallat 7 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.

Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të fallsifikuara.

Gjithashtu, po më datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë ekzekutimi i urdhërit datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 128 datë 13.04.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme ( dhe në gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot objekti i ndërtimit, në ndërtim e sipër ), konkretisht Truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje “Besëlidhja” Lezhë, në pronësi të shtetasit B.D.

Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi , nga vendimi penal i Gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshtim me ligjin.
Njëkohësisht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të Gjykatës.

Ky procedim policor me rezultat “Sekuestro preventive” , është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Lezhës e cila ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, materialet proçeduriale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm , në lidhje me këto 2 raste për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” “dhe “Fallsifikim dokumentash” si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ka regjistruar proçedimin penal duke kryer më pas veprimet e mëtejshme. Aksioni është bere sot, bazuar q urdhrin e prokurorise, pasi u zbulua se lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të falsifikuara.
Sigal

Foto 2

thumbnail_Foto 1

thumbnail_Foto 3