VIDEO/ Do të habiteni kur të shikoni si e fikin zjarrin ‘Ninxhat’ e Gramshit

803
Kjo video tregon se sa i vërtetë është etiketimi që kemi bërë për skuadrën e zjarrfikësve në Gramsh duke i mbiquajtur ata “Ninxhat”.

Do të shihni se si, me pompa krahu, dalin para zjarrit dhe, me një shpejtësi e fuqi të paparë, fikin flakët.

Sipas situatës, beteja me zjarrin është, ose individuale, ose në grup. Dhe kjo strategji ka qenë mjaft efikase.

Edhe sot në Krastë ata bënë maksimumin duke shuar mjaft vatra zjarri.

Një falenderim shkon edhe për zjarrfikësit e Elbasanit dhe qyteteve të tjera, pavarësisht se dëmi i shkaktuar është i madh. Mundësitë dhe mjetet e tyre aq lejojnë.

Pas kontributit të dhënë në Krastë, “Ninxhat” e Gramshit u nisën për në qytetin e tyre pasi u njoftuan për një zjarr atje.

Kjo skuadër meritoin vërtet shumë. Ndoshta është modeli unik në Shqipëri.
Sigal