Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur ishullin Vancouver, aty ku po qëndron Princ Harry dhe Meghan Markle.
Sipas “Daily Mail” tërmeti u raportua rreth orës 1 e 30, sipas kohës lokale. Zyrtarët njoftuan se nuk ka raportime për dëme.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit në Amerikë qetësoi banorët, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezik për cunam në ishull pas tërmetit.
Duka dhe Dukesha e Sussex po qëndrojnë në një rezidencë të mrekullueshme 14 milionë dollarësh, në ishullin e Vancouver.