Kryetarja e LRI me komisionerin evropian per punësimin: Ngrita shqetësimin e papunësisë dhe shpopullimit, LSI plan për punësimin

436
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi me anë të një postimi ka treguar se ditën e sotme ka takuar  Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas SCHMIT.

Sipas Kërpaçit, shqetësimi kryesor gjatë bisedimeve ka qenë largimi masiv i të rinjve shqiptar nga vendi, teksa ka shtuar se punësimi i tyre është misioni i LSI.

Postimi i Flodia Kërpaçi :

Mungesa e punësimit, pagat e ulëta që për të përballuar muajin duhet të marrësh borxh, punë jashtë orari që mbetet e papaguar, janë realitete të dhimbshme të keqqeverisjes në Shqipëri.

❗Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi.

Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas SCHMIT, ngrita shqetësimin e largimit masiv të të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi ynë.

Punësimi i sigurtë, me paga të larta që siguron një jetë të sigurtë është mision i LSI💪!