Bilanc tragjik nga koronavirusi, 2236 të vdekur dhe mbi 75 500 persona të prekur

87

Vazhdon të shkaktojë viktima koronavirusi. Numri i të vdekurve në mbarë botën ka shkuar në 2236, ndërsa i atyre të prekurve në mbi 75 500.

Ndërkohë, Korea e Jugut është bërë vendi me më shumë raste të prekura, përpos Kinës, duke raportuar 52 raste të reja dhe me mbi 150 persona në gjithë vendin në total.

Ndërsa në Kinë, në vendin e origjinës së virusit, janë shënuar edhe 118 viktima të tjera ditën e djeshme, shumica në provincën e Hubei-t.

Raste të reja vetëm për një ditë në këtë zonë kapën shifrën e 890 personash.

Fatmirësisht mbi 2000 persona janë shëruar dhe janë nxjerrë nga spitalet po të njëjtën ditë.