Arrestohet personi i dyshuari për sulmin ndaj Vuçiç

420
Pjesëtarët e Agjencisë për hetime dhe mbrojtje të Bosnjë Hercegovinës thonë se e kanë arrestuar personin, Almir Merdiç, në vendin Jelah në Bosnjë, sepse sipas policisë, së bashku me disa individë të tjerë, ka marrë pjesë në sulmin kundër kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ky sulm ka ndodhur më 11 korrik, në Potoçari, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.
Mediat në Serbi, duke u mbështetur në burime të inteligjencës, e kanë cilësuar personin, Almir Merdiç, si organizator të sulmit kundër Vuçiçit, raporton agjencia Beta
Sigal