Fermerët grekë pushtojnë Athinën, shiko ç’po ndodh në shtetin fqinj

22
Sigal

Fermerët grek kanë pushtuar sot Athinën. Sipas mediave greke, dhjetëra traktorë kanë pushtuar tashmë sheshin Sintagma, ndërsa fermerë nga Kreta dhe shumë rajone të tjera kanë mbërritur në mëngjes me anije dhe autobus.

Ashtu si në shumë kryeqytete europiane, fermerët grek zgjodhën të mobilizohen në Athinë me sloganin :”Pa ne, çfarë do të hani?” Ky tubim në kryeqytetin grek vjen pas takimit që përfaqësuesit e fermerëve patën javën e kaluar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Qendra e Athinës është praktikisht e pakalueshme, ndërsa qarkullimi është mbyllur për të lehtësuar mbërritjen e mjeteve bujqësore. Fermerët vijojnë të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre, pavarësisht se kryeministri Mitsotakis e bëri të qartë dje se “nuk kemi çfarë të japim”.

Mesditën e sotme “autokolona” me 120 traktorë nga zonat e Greqisë Qendrore dhe Thesalisë kaloi Afidnes dhe vijoi drejt Athinës.