Shëngjin/ Zjarr në mal, rrezikohen 2 banesa

200
Situata e vështirë me zjarrët që ka përfshirë vendin, po shtrin dimensioned e saj edhe më gjerë. Në malin e Shëngjinit në Lezhë zjarri ka përparuar dhe po i afrohet banesave.
Pranë vatrave të zjarrit ndodhen edhe disa depozita nafte, të cilat e bëjnë edhe më alarmante situatën.
Drejt vatrave të zjarrit janë nisur zjarrfikëset nga Laçi dhe Mirëditë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.