Një adoleshent nga Michigani ka vendosur të heq dorë nga studimet për një vit, në mënyrë që ti përkushtohet nënës së saj të sëmurë e cila është e diagnostikuar me dy lloje të ndryshme të kancerit të gjirit,shkruajnë mediat vendase.

Emma Burkholder, nëna 42-vjeçare e së cila është e paralizuar nga beli e poshtë për shkak të një aksidenti me makinë në moshën 18-vjeçare, tha se ky gjest është një shpërblim i vogël për jetën e saj më të mirë.

NOA

Në një intervistë për Fox News vajza është shprehur se me kënaqësi do të hiqte dorë nga studimet për një vit rresht për të ndihmuar nënën e saj.

“Unë me kënaqësi do të heq dorë nga kjo pjesë e vogël e jetës time për të ndihmuar nënën time”, është shprehur vjaza.

Për të ndihmuar familjen të mbajë të ardhura dhe të paguajë për kujdesin mjekësor të Jennifer dhe kostot e udhëtimit të lidhura, Emma vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe ti përkushtohet vetëm asaj, pasi shëndeti i saj është mbi çdo gjë.