Piloti i “Kuwait Airlines” le modelen e playboy në kabinë gjatë fluturimit

502
Plas skandal në Britani. Një pilot i kompanisë ajrore “Kuwait Airlines” gjatë një fluturimi nga Londra në Nju Jork ka ftuarnë kabinën e pilotit një modele playboy Chloe Khan, që mban dhe emrin Ms Mafia.
Ka qenë pikërisht kjo e fundit e cila futi në telashe pilotin kur publikoi një video online.
Chloe Mafia pohoi se piloti e la atë dhe shoqen e vet modele të rrinte në kabinë gjatë fluturimit.
Milionerja ndau një video duke shfaqur udhëtimin e pazakonshëm në të cilin piloti theu rregullat e aviacionit duke i vendosur pasagjerët në rrezik.
“Një stjuardesë erdhi dhe na tha se piloti donte që ne të shkonim te ai në kabinë”-tha modelja e Playboy.
Pas sulmit terrorist në 11 shtator të vitit 2011 pasagjerët nuk lejohen më në kabinën e pilotit ndërsa pirja e duhanit është e ndaluar që nga viti 2007.
Chloe u shpreh për “The Mirror” që ishte e habitur nga udhëtimi teksa pretendonte se kishte pirë alkool, kishte kënduar këngë të Disney dhe kishte parë paketa cigaresh në kabinë gjatë fluturimit me linjën ajërore Kuwait Airways.
Modelja tha se piloti nuk kishte pirë nga pijet alkolike që i ishin ofruar atyre.
“Ai tha se i lë vajzat seksi të futen në kabinë megjithëse nuk duhet por është ai që i bën rregullat.”-shtoi ajo.
Sigal