Parlamenti Europian miraton sanksionet ndaj Turqisë lidhur me rihapjen e qytetit të Qipros

268
Sigal

Eurodeputetët kanë miratuar një ndryshim që i bën thirrje Këshillit Evropian të vendosë sanksione ndaj Turqisë, pasi ata votuan unanimisht për të dënuar sjelljen e saj të fundit “të njëanshme dhe të paligjshme” në Qipro dhe ujërat territoriale përreth.

Ndryshimi u paraqit nga Partia Popullore Evropiane, një grup i qendrës së djathtë i udhëhequr nga Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe i bën thirrje BE të “mbajë pozicionin e saj të unifikuar përballë veprimeve të njëanshme dhe të paligjshme nga Turqia” duke vendosur sanksione të rrepta kundër vendit.

Vendimi vjen pas përpjekjeve të Turqisë për të rihapur Varosha, një vendpushim plazhi që u braktis në Qipro pas pushtimit turk 1974. Ankaraja pretendon se Qiproja Veriore është territori i saj, ndërsa ajo është e njohur ndërkombëtarisht si tokë Qipriote që është pushtuar në mënyrë të paligjshme.

Politikanët nga i gjithë Bashkimi Europian, të udhëhequr nga Qipro, Franca dhe Greqia, kanë shtyrë Parlamentin e BE për të sanksionuar Ankaranë për veprimet e saj.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka argumentuar se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpërfillur paralajmërimet që udhëheqësit e BE i dhanë atij muajin e kaluar për të hequr dorë nga mosmarrëveshja e tij rreth kërkimit të gazit në Mesdhe.

Natyra e sanksioneve nuk është përshkruar dhe Ministria e Jashtme turke ka kritikuar BE për diskutimin e vazhdueshëm të çështjes. Besohet se sanksionet, të përgatitura nga Franca, do të synonin ekonominë e Turqisë, duke goditur potencialisht bankat, energjinë dhe transportin detar.

Franca dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje javët e fundit lidhur me konfliktin e Nagorno-Karabak, me Parisin që pretendon se Ankaraja po flakëron tensione në rajon. Turqia është përgjigjur duke akuzuar Francën për paragjykim dhe provokim duke miratuar një rezolutë që bën thirrje për njohjen e republikës Nagorno-Karabak si një vend i pavarur.

Ndërkohë Ankaraja është gjithashtu e zemëruar me Parisin për pretendimet e keqtrajtimit të muslimanëve, pasi Franca po përpiqet të luftojë ekstremistët pas sulmeve të shumta terroriste në territorin e saj. Erdogan ka bërë thirrje për bojkot të mallrave franceze mbi këtë çështje.