Kategoria Superiore, njihuni me kalendarin e javës së 5-të

263
Sigal

Ditën e djeshme u mbyll java e katërt e Kategorisë Superiore, teksa të dielën, në ditën e çlirimit të vendit do të luhen të gjitha ndeshjet e raundit të pestë.

Tre takime do të luhen në orën 13:45. Dede do provojë të gjejë fitoren e parë me Tiranën në Kamzë ndaj Kastriotit.

Në të njëjtën orë Bylisi pret në “Adush Muça” skuadrën e Teutës, të uritur për pikë. Ballshiotët shkojnë me moralin lart pas barazimit në Tiranë ndaj kampionëve në fuqi.

Ndërkohë, aktualisht pa trajner, Laçi sfidon Apoloninë në shtëpi dhe ka mundësinë më të mirë për të gjetur fitoren e parë në këtë edicion të Kategorisë Superiore.

Më pas në orën 16:45 do të luhen dy ndeshje. Vllaznia-Kukësi në “Loro Boriçi” është sfida që bie në sy dhe ajo, që mund të quhet kryesfida e javës. Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Partizani sfidon Skënderbeun si vendas në “Elbasan Arena”.

Kategoria superiore, java e 5-të

E diel, 19-nëntor

Ora 13:45

Bylisi – Teuta
Kastrioti – Tirana
Laçi – Apolonia

16:45
Vllaznia – Kukësi
Partizani – Skënderbeu