48 vjeçari shqiptar në Itali “tërbohet” nga xhelozia, plagos gruan

317
Sigal

Një 48 vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes 40 vjeçare, kurse më pas e ka goditur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Malnate të provincës së Vareses, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, çifti ndodhej në automjet dhe bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Mësohet se burri ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten. Kjo e fundit, pasi mundi të shpëtojë, ka dalë nga makina e ka kërkuar ndihmë.

Sulmi, për fat të mirë nuk e ka dëmtuar rëndë 40 vjeçaren. E plagosura është dërguar në spitalin e Circolos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burri i saj u arrestua nga policia.