Kthjellime dhe vranësira mesatare, moti për çdo qytet

314
Sigal

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e hënë moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare kalimtare.

Prej orëve të drekës deri ato të pasdites, parashikohen vranësirat në relievet malore në lindje të vendit deri të dendura.

Parashikohet reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me breshër në relievet malore.

Në pjesën tjetër të vendit, reshjet të dobëta dhe në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim deri në 15 m/sek e valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 16/26 Diell re

Kukës 10/24 Diell shi

Lezhë 15/28 Diell re

Dibër 9/22 Diell shi

Durrës 17/26 Diell re

Tiranë 18/29 Diell re

Elbasan 17/29 Diell re

Berat 13/28 Diell pika shiu

Vlorë 16/27 Diell re

Korcë 10/22 Diell re

Gjirokastër 11/27 Diell pika shiu

Sarandë 14/27 Diell re.