Luftë e përgjakshme mes bandave meksikane, gjenden 12 persona të ekzekutuar në një kamionçinë

272
Sigal

Vijon të shkaktojë dhūnë dhe gjakderdhje lufta mes karteleve të drōgës për territor në Meksikë.

Autoritetet gjetën trupat e pajetë të 12 personave, të ekzekutuar me armë zjarri, në një kamionçinë të braktisur, në perëndim të shtetit të Michoacan.

Kartelet prej kohësh kanë nisur një luftë frontale në rajonin e “Tierra Caliente”, e cila është një zonë strategjike mes shteteve të Michoacan, Guerrero dhe Mexico.

Sipas prokurorit të përgjithshëm, trupat e pajetë u gjetën në San Lucas, në një makinë që ishte raportuar e vjedhur vitin e kaluar dhe nuk janë identifikuar ende.