14-vjeçari në Kentaki befason Policinë: Unë jam ai fëmija që rrëmbyen para 7 vjetësh!

475
Sigal

Një djalë 14-vjeçar i gjetur në rrugët në Newport, Kentaki i tha Policisë se ai ishte Timmothy Pitzen, djaloshi nga Illinoisi, që u zhduk pa gjurmë në vitin 2011, pas vetëvrasjes së nënës së tij.

Sipas  raportit që u përpilua në Polici të mërkurën, djali u tregoi oficerëve se ai kishte arritur të arratisej nga dy rrëmbyesit e tij që e kishin mbajtur prej 7 vjetësh.

Adoleshenti tregoi se rrëmbyen e tij e kishin mbajtur më së shumti në një hotel të lirë, të tipit “Red Roof Inn” që mendohet se është në Cincinnati në Ohio. Kur ai pati shansin t’ia mbathte, u dha këmbëve dhe iku duke vrapuar nëpër një urë, linja shtetërore në drejtim të Newport, Kentaki.

Banorët që jetonin në zonën ku u gjet 14-vjeçari thanë se fytyra e tij ishte e mavijosur dhe se dukej shumë i tmerruar dhe i shqetësuar.

Ngjarja

në 2011, tre ditë pasi nëna e mori nga shkolla trupi i saj u gjet në një dhomë hoteli në Rockford, Illinois. Ajo kishte vrarë veten dhe kishte shkruar një letër ku thoshte se djali i saj ishte i sigurt pranë njerëzve të dashur. “Nuk do ta gjeni kurrë,” thuhej në letër. P

Tani, Policia dhe FBI janë duke hetuar nëse adoleshenti i gjetur në Kentaki dje është Timmothy.

Sharon Hall, e cila jeton në lagjen në Newport ku dhe u gjet djaloshi, i tha CNN se ajo pa një djalë “nervoz” pranë një makine.

Vajza e fqinjit thirri Policinë pasi djali u tregoi atyre se kishte vrapuar për dy orë dhe kishte dhimbje të forta në bark. Djali  e identifikoi veten në polici si Timmothy Pitzen, 14 vjeç. Ai tha se mundi t’ia mbathë nga dy burra që e mbajtën në robëri për shtatë vjet, në një hotel.

Policia e zonës kontrolloi të gjitha hotelet pranë Red Roof Inn dhe nuk gjeti asgjë e asnjë nga të dyshuarit.

Familjarët e djaloshit kishin vite që e kërkonin të dëshpëruar dhe njoftimi për humbjen e tij ishte përhapur në disa shtete anë e mbanë botës.

Gjatë viteve, anëtarët e familjes kanë thënë se nëna kishte një histori depresioni dhe martesa e saj po dështonte. Frika e saj më e madhe ishte se një gjyqtar do ta largonte nga djali e saj për shkak të çështjeve të saj të shëndetit mendor, sipas të afërmve.

Image

Timmothy me prindërit