Tekstet për parauniversitarin, tërhiqet Nikolla “Jo më tekst unik, por 3 mundësi”

495
TIRANE – Ministria e Arsimit është tërhequr nga nisma për të pasur tekst unik për arsimin e ciklit të ulët. Lajmi u konfirmuar nga deputetët e Komisionit parlamentar të Medias gjatë mbledhjes ku u diskutua nen për nen ligji për arsimin e lartë. Ishte kryetari i komisionit Genc Pollo, i cili tha se ministria është tërhequr nga nisma fillestare, dhe nga 1 tekst do të shkohet ne 3 alternativa.
Ndërsa sekretari i Ministrisë së Arsimit që relatoi ligjin, tha se me tekstet ministria ka ndryshuar një tjetër nen, që e bën edhe më transparente përzgjedhjen e shtëpisë botuese.
Nga ana tjetër disa deputetë të opozitës ngritën shqetësimin se një nen i projektligjit i jep të drejtën një prindi që me vetëm një kërkesë të shkarkojë një mësues, por në sqarimin e ministrisë, u theksua se shqyrtohet kërkesa, por vendimi përfundimtar i takon drejtorit të shkollës.
Plarent Ndreca: Ne sugjerojmë ndryshimin e formulimin të nenit 47. Për tekstet shkollore duhet të jenë alternative që procesi i konkursit për fituesin nga shtëpitë botuese për tekstet të jetë transparent dhe i hapur.
Pollo: Ka pasur reflektim nga Ministria e Arsimit, nuk do të ketë tekst unik por do të jetë me burim të kufizuar tekstesh deri në 3 alternativa jo 11 sa kanë qenë deri tani.
Boçi: Neni 2 dhe 3 është shumë i rëndë sepse fillon procedura e shkarkimit të një mësuesi qoftë dhe me kërkesë së 1 prindi.
Ndreca: Prindërit mund të bëjnë kërkesë por vendimmarrja i takon drejtorit.
Sigal