Shkollat mbyllen, fëmijët po ikin, MASR shton inspektorët

298
Sigal

Publikimi i të dhënave me punësimet e parazitëve në administratën shtetrore nuk ka të ndalur. Ndërkohë që në 10 vitet e fundit janë mbyllur mbi 176 shkolla, ku bankave dhe auditorëve nga klasa e parë deri në universitet u mungojnë 280 mijë nxënës dhe student, ministria e Arsimit shton edhe 400 inspektor dhe shefa për të kontrolluar cilësinë në shkolla, të cilat kanë nevojë për 2 mijë mësues

Edukimi dhe shkollat kanë mbetur peng i qeverive pa vullnet dhe me zyrtarë demagogë ministrie, të cilëve u janë bashkangjitur dhe qindra e mijëra punonjës e arsimtarë militantë të partisë në pushtet. Arsimi është parë si hambar votash apo si burim drejtuesish politikë në fushata elektorale nga një palë zgjedhje në tjetrën.

Edukimi dhe shkollat kanë mbetur peng i qeverive pa vullnet dhe me zyrtarë demagogë ministrie, të cilëve u janë bashkangjitur dhe qindra e mijëra punonjës e arsimtarë militantë të partisë në pushtet. Arsimi është parë si hambar votash apo si burim drejtuesish politikë në fushata elektorale nga një palë zgjedhje në tjetrën. Ditën e djeshme u bë me dije se Ministria e Arsimit po zgjeron dhe fuqizon me 400 punonjës të rinj rrjetin e inspektorëve në institucionet arsimore. Ndërkohë që kjo nismë po shitet si reformë për rritjen e cilësisë në arsimin teksa hemoragjia e largimit po lë shkollat bosh. Kjo nsmë përgjanë më tepër me një model për të punësuar militanë, ku me paratë e taksapaguesve në vend që të shkojnë për ngrohje në shkolla dhe mangësi në infrastrukturë do mblidhet në xhepat e 400 “shefave” të rinjë të arsimit. Dështimi nxorri krye si kurrë më parë me periudhëne pandemisë ku i ashtuquajturi mësim online veçse rrëzoi karabinanë e mbetur nga reforma gjysmake. Në universitete shumica e degëve janë bosh pa studentë, gjatë viteve të fundit, me qindra shkolla mbyllën dyert për shkak të migracionit dhe lindshmërisë në rënie, duke sjellë vështirësi në rritje për prindërit në përpjekjen e tyre për të shkolluar fëmijët.  Siç dihet, çdo vit emigrojnë nga Shqipëria, në vendet e ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, afërsisht 700 mijë shqiptarë kanë ikur që prej 2018 sipas Eurostat, së bashku me fëmijët e tyre, shumica e të cilëve nuk kthehen më në Shqipëri. Në mbyllje të 21 viteve të Mileniumit të ri, Shqipëria rrezikon të mbesë një vend I privuar nga dy shërbimet më kyc për stabilitetin dhe vijueshmërinë normale të një shoqërie.. Pa mësues dhe pa mjekë. 

 

Ministrja Kushi: Po zgjerojmë dhe fuqizojmë me 400 punonjës të rinj rrjetin e inspektorëve në institucionet arsimore

Nis procesi i trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në programin për zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të vlerësuesve të jashtëm në institucione arsimore.Këta kandidatë vlerësimi janë drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore Tiranë, Durrës, Kamëz, Vorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Kavajë.Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se pavarësisht se në vite janë ndërmarrë shumë reforma për rritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar, por një nga aspektet ku duhet më shumë progres është monitorimi dhe inspektimi efikas i institucioneve arsimore në të gjitha ciklet, duke filluar që nga arsimi parashkollor. “Sapo kemi filluar procesin e trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në program, drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore, dhe brenda 2 vitesh do të certifikojmë një ekip prej 400 vlerësuesish, duke rritur kështu kapacitetet dhe duke iu afruar më shumë referencave evropiane të periodicitetit të vlerësimit të institucioneve arsimore”- shprehet ministrja.

Shkaqet e braktisjes së shkollës: pamundësia ekonomike, emigrimi, mbyllja e shkollave, mungesa e infrastrukturës në shkolla, politikat mbështetësë nga qeveria

Investime minimale, fëmijët që braktisin shkollën pre e krimit

Shqipëria investon më pak se çdo çdo vend tjetër në rajon dhe në Evropë fonde për arsimin publik, në bazë të Prodhimit Bruto Kombëtar. Shumë nxënës detyrohen të largohen dhjetëra kilometra nga fshati i tyre, për të ndjekur shkollën në qytet ose në fshatra të tjerë, mirëpo familjet e nxënësve nuk i kanë mundësitë ekonomike, që fëmijët e tyre të udhëtojnë me bileta, që fëmijët të ushqehen jashtë tërë ditën. Kështu që, të detyruar nga pamundësia ekonomike familjare, mijëra nxënës braktisin shkollën. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve, që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që t’i çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg.Braktisja e shkollës nga nxënësit, që në klasat e para, shkakton edhe probleme të mëdha sociale, madje kombëtare. Të panxënë, fëmijët do të rriten të pakualifikuar. Rreziku tjetër shoqëror, është se të pashkollë fëmijët, kur të rriten, do të jenë viktima më të lehta të botës së krimit. Qeveria nga viti në vit, e shikon mundësinë duke caktuar fond më të vogël buxhetor, duke shkurtuar fondet për arsimin publik, por kjo do të ndikojë negativisht, në progresin e zhvillimit shoqëror.Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin parauniversitar 460.819 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 4,4 %, krahasuar me vitin shkollor 2019-20.Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 71.332 fëmijë, 8,4 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 286.486 nxënës, 55,3 % në arsimin fillor dhe 44,7 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2019-20, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 2,8 % më pak nxënës.

Bie me 5% regjistrimi i studentëve

Në vitin akademik 2020-21, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123.797 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,0 %, krahasuar me 2019-20. Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 78,7 % të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2020-21, marrin pjesë 74.821 studente femra, ose 60,4 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Kapitulli i arsimit me mbylljen e shkollave

Braktisja e shkollës nuk është një fenomen as i ri dhe as i panjohur për Shqipërinë. Ministria e Arsimit ka ndjekur gjatë dy dekadave të fundit politika të ndryshme për të minimizuar braktisjen, por ende mijëra fëmijë vazhdojnë të mbeten çdo vit jashtë arsimit të detyrueshëm. Në dy vitet e fundit(2020-2021) janë mbyllur 149 shkolla sipas BIRN  në zonat rurale në të gjithë Shqipërinë – në masën dërrmuese të ciklit fillor dhe arsimit bazë.

Numri më i lartë i shkollave të mbyllura raportohet nga DRAP Lezhë me 73 shkolla, i ndjekur  nga DRAP Fier me 31 shkolla të mbyllura. Në drejtorinë rajonale të Durrësit numërohen 24 shkolla të mbyllura dhe në atë të Korçës 21 shkolla.

Në krye të qyteteve me numrin më të lartë të shkollave të mbyllura është Lushnja me 18, e ndjekur nga Elbasani me 14, Shkodra me 13, Puka me 12 dhe Kukësi me 10 shkolla të mbyllura.

Statistika të korruptuara

Kështu ndërkohë që Ministria e Arsimit raporton se në vitin shkollor 2017-2018 e braktisën shkollën 1540 nxënës, OBSH raporton se ishin 4085 nxënës që braktisën arsimin e detyruar përgjatë 2018-ës.

Mungojnë mbi 2 mijë mësues

 

Është e domosdoshme përgjigja e shumë pikpyetjeve në procesin e testimit , sepse sipas Instat raporti mësues – nxënës është 16.6 në arsimin fillor, 8.9 në arsimin 9 – vjeçar, 13.4 në arsimin e mesëm, pra mesatarisht sot kemi raportin 12.9 nxënës për një mësues/ Ndërkohë po të shikojmë vendet e lira në sistem, në degët e arsimit fillor me janë 623, arsimi special 487, anglisht 255, edukim fizik 240, matematikë 208 etj,