Malaj: Plotësimi i formularit A2, pas datës 22

527
Sigal

Të gjitha shkolla hapen në 15 shtator

 Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka bërë publike urdhrin për vitin shkollor 2014-2015. Sipas këtij urdhri, shkolla do të fillojë më 15 shtator 2014 dhe mbaron në 5 qershor 2015 si për shkollat 9-vjeçare ashtu dhe për ato të mesme, ndërsa për maturantët viti shkollor mbyllet në 22 maj.

MAS ka përcaktuar që pushimet e para merren në 24 dhjetor deri më 4 janar. Ndërsa pushimet e dyta fillojnë në 26 mars 2015 deri më 31 mars 2015. Sipas urdhrit të MAS Provimet e Lirimit do të zhvillohen në datat 6-30 qershor 2015, ndërsa ato të Maturës Shtetërore 23 maj-30 qershor.

Urdhri i MAS për vitin shkollor 2014-2015

 I. Struktura e vitit shkollor 2014 – 2015 të jetë si më poshtë:

1. Ne arsimin bazë

a. Mësim

Viti shkollor fillon më 15 shtator 2014 dhe mbaron më 5 qershor 2015.

b. Pushime

Periudha e parë fillon më 24 dhjetor 2014 dhe mbaron më 4 janar 2015.

Periudha e dytë fillon më 26 mars 2015 dhe mbaron më 31 mars 2015.

c. Provime

Provimet e Lirimit zhvillohen në periudhën 6 – 30 qershor 2015.

2. Në arsimin e mesëm të lartë

a. Mësim

Viti shkollor fillon me 15 shtator 2014 dhe mbaron më 5 qershor 2015.

Për maturat, viti shkollor fillon më 15 shtator 2014 dhe mbaron më 22 maj 2015.

b. Pushime

Fillojnë më 24 dhjetor 2014 dhe mbarojnë më 4 janar 2015.

c. Provime

Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 23 maj – 30 qershor 2015.

Gara për në universitet/ Nis hedhja e pikëve/notës mesatare në Portalin e Maturës Shtetërore

 Filloi dje procesi i hedhjes në Portalin e Maturës Shtetërore, të pikëve mesatare ose notës mesatare të maturantëve ose kandidatet konkurrues në garën për fillimin e studimeve universitare, nga personeli drejtues i shkollave të mesme të vendit. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj njoftoi se procesi i hedhjes së pikëve dhe notës mesatare në Portalin e MSH do të zgjasë deri në 22.07.2014, ora 16:30.

 “Përpara se të bëhet plotësimi i formularit A2 njoftojmë të gjithë studentët që të bëjnë ashtu si çdo vit, pagesën prej 2 000 lekësh pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë dhe më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës, ku kanë bërë aplikimin e formularit A1, ose A1Z dhe të dorëzojnë mandat pagesën, një politikë kjo e ndjekur nga Ministria e Arsimit që prej vitit 2007. Pas dorëzimit të mandatpagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij. Maturanti këshillohet të kontrollojë saktësinë e informacionit të hedhur në sistem”, tha Malaj.

 Formularit A2, hedhja e pikëve/notës mesatare në sistem

 Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit e quan shumë të rëndësishme fazën e dytë dhe përmbyllëse të Maturës Shtetërore, që ka të bëjë me plotësimin e formularit A2, të përzgjedhjes së programeve të studimit preferenciale, me qëllimin final pjesëmarrjen në garën për t’u shpallur fitues në njërin nga programet e studimit, të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik. “Duke filluar nga dita e sotme deri në datën 22 korrik, nga personeli drejtues i shkollave të mesme të vendit, zhvillohet procesi i hedhjes në Portalin e Maturës Shtetërore, të pikëve mesatare ose notës mesatare të maturantëve ose kandidatët konkurrues në garën për fillimin e studimeve universitare. Të gjithë drejtuesit e DAR/ZA-ve  dhe të shkollave të mesme të vendit do ta monitorojnë me shumë kujdes këtë proces, i cili do të zgjasë një javë. Kryerja me cilësi dhe përgjegjshmëri e kësaj etape do të ndihmojë për forcimin e bazave të shëndosha për një proces cilësor, të ndershëm dhe transparent” u shpreh Zëvendësministrja Malaj.

Pagesa e mandatit nga maturantët

 Përpara se të bëhet plotësimi i formularit A2, të gjithë studentët duhet të bëjnë ashtu si çdo vit, pagesën prej 2000 lekësh pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë dhe më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës, ku kanë bërë aplikimin e formularit A1, ose A1Z dhe të dorëzojnë mandat pagesën, një politikë kjo e ndjekur nga Ministria e Arsimit që prej vitit 2007.  Pas dorëzimit të mandatpagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij. Maturanti këshillohet të kontrollojë saktësinë e informacionit të hedhur në sistem.

Fatura, e cila duhet printuar, gjendet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) www.akp.gov.al , në rubrikën “Njoftime”. “Maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk do të kenë mundësi të aplikojnë  për formularin A2, për shkak të mungesës në sistemin informatik të pikëve/notës mesatare” theksoi Malaj.

Këshillimi i karrierës

 Gjatë periudhës javore 16.07.- 22.07.2014, në të cilën hidhen në sistem pikët/nota mesatare e maturantëve drejtuesit e DAR/ZA-ve dhe të Komisioneve Shkollore të Maturës Shtetërore do të marrin masa të menjëhershme që të intensifikohen aktivitetet për Këshillimin e karrierës, ku maturantëve do t’u bëhen të qarta:

• Kriteret e përzgjedhjeve optimale të preferencave

• Teknika e aplikimit me formularin A2 në Portalin e Maturës Shtetërore.

 Plotësimi i A2

Pas hedhjes në sistemin informatik të pikëve ose notave mesatare, do të fillojë etapa e dytë e plotësimit të formularit A2, në të cilën maturantët/kandidatët përzgjedhin jo më shumë se 10 programe preferencialë, ndër rreth 334 programe studimi të ofruara nga IAL publike. Pasi të përfundojë procesi i hedhjes në sistem të pikëve dhe notave mesatare, do të ketë një njoftim të dytë on-line në lidhje me fillimin e aplikimeve të formularit A2 nga maturantët.