Prof.Dr.Qemal Lame: Tribunali i Hagës të dëshmojë drejtësi !

373
Sigal

Drejtuesit kryesorë politikë, ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dallohen për amerikanizmin dhe evropianizmin, njëlloj si edhe gjithë kombi shqiptar. Në karrierën e tyre, ata kanë ngritur shkallët e pushtetit si të zgjedhur nga populli. Megjithatë publikisht janë bërë kritika dhe akuza për vendime të mara prej tyre nën presionin ndërkombëtar për çështje në kundërshtim me interesat kombëtare, si Kufiri me Malin e Zi, Marrëveshja për Ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Në marrjen e këtyre vendimeve të njohura ose të fshehta, është folur edhe publikisht se është bërë presion duke u shfrytëzuar përgjegjsia për krime të kryera gjatë kohës së luftës dhe premtuar për tu mënjanuar nga gjykimi me mbështetjen ndërkombëtare dhe faljen.

Tribunali i Hagës mbajti qëndrim zyrtar dhe publikoi akuzat duke hedhur dritë në dyshimet dhe ndërprerjen e mundësive për veprime të fshehta e qëndrime antikombëtare e antievropiane. Në 24 Qeshor 2020, në orën 07:30, Prokuroria Speciale në funksion të Gjykatës  Speciale për gjykim për krime të luftës, doli me një deklaratë “tronditëse”  për shtyp mbi krimet kundër njerëzimit për vrasjen e 100 serbëve të pafajshëm, për prishje të provave dhe shkrirjen e Gjykatës Speciale nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe te shtatë personave politike të Kosovës, ish- luftëtarë të UÇK-së.

Ka rëndësi të vihet në dukje, se thirrja ligjore penale për paraqitje dhe dalja mediatike u bë ndërsa ata gjendeshin në Bruksel, gati për t’u nisur për në Ëashington ku është përgatitur takimi i datës 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë ku, në prani të presidentit Donald Trump, pritet të nënshkruhet një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Nënshkrimi i saj është i lidhur edhe me premtimin e përfolur për Thaçin e Vuçiç për Çmimin për Paqe.

Thirrja nga Prokuroria Speciale është në realitet një ngjarje e rëndë për shtetin dhe Luftën e Kosovës. Për këto arësye, është e domosdoshme të kuptohet dhe vlerësohet fakti se nuk akuzohet as shteti dhe as UÇK-ja, por disa individë të saj të dyshuar për krime lufte. I bëhet thirrje Kosovës zyrtare dhe opinionit publik që të vlerësojnë dhe të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

Në reagimet e para nga politikanë të njohur evropianë, është deklaruar në ‘Deutsche Ëelle’ Peter Beyer, deputeti gjerman i Unionit Kristiandemokrat, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe Koordinator i Qeverisë Gjermane në marrëdhëniet transatlantike. Së pari, bëhet thirrja që të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është vënë në bankën e të akuzuarve në Hagë, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e  UÇK-së janë të padiskutueshme. Së dyti, argumentohet, se ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është ne rrugën e shtetit kushtetues funksionues. Së treti, akuzat ndaj krereve te UÇK-se janë hap pozitiv drejt pajtimit. Miqësia midis shqiptarëve dhe serbëve është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e Luftës në Kosovë – pavarësisht se kush i ka kryer dhe ndiqen ose dënohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Së katërti, Gjykata Speciale dhe Prokurorët e saj luajnë këtu një rol vendimtar. Ata duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët evropianë.

Gjykata Speciale u krijua për arësye se politika perëndimore u tregua e pavendosur për të gjykuar krimet e luftës në rajon. Në këtë përgjegjsi politike, ka vend të theksojnë se gjeopolitika për interesat e saj krijoi precedentin e rëndë të barazisë së pushtuesve serbë për genocidin ndaj popullit shqiptar e popujve të tjerë në ish-Jugosllavinë e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviçit, me krimet e dyshuara nga disa individë ushtarakë e politikë të palës viktimë të luftarve të padrejta. Ky precedent është në kundërshtim të hapur edhe me Gjykatën Ndërkombëtare në Nyremberg, në vitin 1945, që gjykoi dhe dënoi me rreptësi nazifashistët pas Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht neonazistët e regjimit të Millosheviçit të pa gjykuar tërësisht, trajtohen njëlloj me palën e viktimizuar. Shqiptarët njëlloj si edhe serbët agresorë, të dyshuar për krime ndaj njerëzve të pafajshëm akuzohen njëlloj, me të njejtat akuza si pushtuesit serbë që kanë kryer genocid, shkombëtarizim, dëbim masin të popullit të Kosovës për afro një shekull.

Akuzat e rënda në Hagë mund të pasohen edhe me reagimet e forcave politike në Kosovë. Për këtë arësye, tërhiqet vëmëndja, se Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar këtë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që kanë pritur për një kohë të gjatë njerëzit në Kosovë.

Padia në Hagë ka qenë e pritshme. Nuk është veprim i marrë me urgjencë. Dihej se Thaçi dhe personat e thirrur ishin pyetur më parë dhe kishin dhënë shpjegimet e tyre. Koha në të cilën publikohet zyrtarisht akuza, ka në përmabjtje edhe qëllimin politik për të penguar sa të jetë e mundur nënshkrimin e një marrëveshje me pasoja për Kosovën dhe Bashkimin Europian.  Këto dyshime bazohen në qëndrimet jo transparente dhe përpjekjet e presidentit Thaçi në tre vitet e kaluara për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Ai ka mbështetur planin famëkeq të marrëveshjes së negociaur nga Sorrosi. Thaçi ka vepruar në kundërshtim me funksionet kushtetuese dhe pa autorizim nga Kuvendi, ka privatizuar qëndrimin negociues të palës kosovare, ka këmbënguljen për ta futur Kosovën në një marrëveshje të rrezikshme  për ndryshim territoresh. Thuhet qartë, se këto ai i ka bërë për të shpëtuar nga padia e Gjykatës Speciale.

Tribunali i Hagës dëshmon në këtë rast të se është i pavaruar dhe nuk ndikohet nga politika amerikane apo europiane. Ky organ i lartë i drejtësisë ndërkombëtare zhfleftësoi spekullimet, dëshmoi pavarësi nga ndikimet ameriakne e evropiane dhe tregoi se reagon në bazë të ligjit, megjithse interpretohet si një veprim politik dhe në rrethanat delikate të pritshmërisë për suksesin e administratës së Trump për një marrëveshje dhe zgjidhjen e një konflikti të vjetër. Ata që kritikojnë këtë veprim të drejtësisë si politik, të dinë se është vetë Thaçi që e shpejtoi këtë reagim me qëndrimet e tij jo transparente dhe në mbështetje pa kushte të kërkesave amerikane. Kujtojmë dorëheqien e kryeministrit Haradinaj që të merrej në pyetja nga prokurorët e Hagës si një shtetas i zakonshëm pa imunitet parlamanar dhe pa detyra shtetërore. Pati shumë spekullime në qarqet evropiane dhe akuza se gjykata e Hagës influencohet nga administrata e Trump. U tha konkretisht e qartë se Haradinaj ishte kundër marrëveshjes për shkëmbimin e teritoreve. Edhe qëndrimi ndaj Kurtit me mocion mosbesimi pas 51 ditëve në qeverisje kritikohet si kundërveprim për pengesën që ai kishte për marrëveshjen për shkëmbim teritoresh dhe ndryshim të kufijve.

Gjykimi në Hagë nuk mund të mendohet se është një veprim për të sqaruar dhe pastruar figurën politike të Thaçit me një pafajësi. Në të vërtetë goditen aktivitetet e administratës së Trump, të cilat kundërshtohen edhe nga Kongresi. Presidenti Trump dhe i dërguari i tij, Grenell, janë ata që cënohen drejtpërdrejtë nga akuza publike e Hagës pasi u mbështetën tek Presidenti Thaçi më shumë se BE-ja. Si pasojë, del përfundimi se pala amerikane në konkurrencën transatlantike për dialogun e Kosovës me Serbinë është më e dëmtuar sesa BE. Nuk u zbatua politika tradicionale e bashkëpunimit për zgjidhjen e krizave. Një çështje me rëndësi në territorin e Europës u mor përsipër të zgjidhë nga SHBA pa Europën.