Akademik, Anastas Angjeli: G-20, një front i bashkuar kundër Covid-19, këtij kërcënimi të përbashkët

480
Sigal

Nga Akademik, Anastas Angjeli

Dje u zhvillua  takimi i 20-të vendeve të zhvilluara të globit(G-20) me pjesë marrjen edhe të organizatave ndërkombëtare, Organizata Botërore e Shëndetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar , Grupi i Bankës Botërore , Kombet e Bashkuara, takim  i cili në perfundim doli me një deklaratë opitimiste  për masat dhe mbështetjen për përballimin e Pandemisë COVID -19dhe pasojave shëndetësore e jetesesën, ekonomike e sociale të saj. Ky takim u fokusua në diskutimin,e luftimit të pandemisë së COVID-19,  Mbrojtjen nga efektet e pandemisë në   ekonominë globale, adresimi i ndërprerjeve të tregtisë ndërkombëtare dhe Përmirësimi i bashkëpunimit global, duke e konsideruar trajtimin e pandemisë dhe ndikimeve të saj të ndërthurura shëndetësore, sociale dhe ekonomike janë përparësia absolute…

Një reagim  ndaj covid -19-të,  i fortë, i kordinuar, bazuar në shkencë dhe me frymë  solidariteti

Deklarata e takimit të G-20 e konsideron  këtë pandemi të paprecedentë të  COVID-19,si një kujtesë e fuqishme e ndërlidhjes dhe e cënueshmërisë shumëdimensionale. Virusi nuk respekton asnjë kufi. Prandaj theksohet një bashkëveprim transparent, i fortë, i koordinuar  në shkallë të gjerë dhe të bazuar në shkencë, në frymën e solidaritetit.
G20, shprehu angazhimin e plotë për  të bërë gjithçka që duhet për të kapërcyer pandeminë,  duke punuar dhe  përgjigjur në mënyre globale e transparente, të fortë, të koordinuar  në shkallë të gjerë dhe të bazuar në shkencë, në frymën e solidariteti,për

Të mbrojtur  jetën.
Të mbrojtur punët dhe të ardhurat e njerëzve.
Të rivendosur e besimin, ruajtur  stabilitetit financiar, ringjallur rritjen dhe rikuperimin e fortë ekonomik.
Të minimizuar  ndërprerjet në tregtinë dhe zinxhirët global të furnizimit.
Të ofruar ndihmë për të gjitha vendet që kanë nevojë për ndihmë.
Të koordinuar masat  për shëndetin publik dhe masat financiare.
Të luftuar  Pandeminë

Ky angazhim do të mundësojë, marrjen e të gjitha masave të nevojshme shëndetësore per të siguruar një financim të duhur për këtë luftë, ndarjen e informacionit në kohë dhe  në mënyrë transparente,  shkëmbimin e të dhënave epidemiologjike dhe klinike, ndarjen e materialeve te nevojshme për kërkime dhe zhvillim, si dhe për forcimin e sistemeve shëndetësore në nivel global. Gjithashtu, ky angazhim do të zgjerojë kapacitetin prodhues për të përmbushur nevojat në rritje për furnizime mjekësore dhe të sigurohemi që ato të jenë në dispozicion gjerësisht, me një çmim të përballueshëm, mbi një bazë të barabartë, ku ato janë më të nevojshme dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Njëherazi, vendet e  G-20 nxitën punën e përbashkët për të rritur fondet e kërkimit dhe zhvillimit për vaksinat dhe ilaçet, të përdorimit te teknologjitë dixhitale dhe të forcimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar dhe koordiniminme te mire, përfshirë dhe  atë me sektorin privat, drejt zhvillimit të shpejtë, prodhimit dhe shpërndarjes së diagnostikimit, ilaçeve antivirale dhe vaksinave, duke iu përmbajtur objektivave të efikasitetit, sigurisë, barazisë, arritjes dhe përballueshmërisë. Gjithashtu këto vende nxisin  iniciativa  që do të  sjellin  perfitime nga programet ekzistuese për të përafruar përparësitë në gatishmërinë globale dhe të veprojë si një platformë universale, efikase, e qëndrueshme e financimit dhe e koordinimit për të përshpejtuar zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave, diagnostikimeve dhe trajtimeve.

Të mbrojmë ekonomine globale
Me tone angazhuese gjithashtu, deklarata e takimit të vendeve të G-20,kërkon që të  bëhet gjithçka që duhet dhe të përdoren të gjitha mjetet e disponueshme të politikave, për të minimizuar dëmin ekonomik dhe social nga pandemia, për të rivendosur rritjen globale, për të ruajtur stabilitetin e tregut dhe për të forcuar rezistencën. Në funksion të këtij qëllimi, këto vende do të injektojnë mbi 5 trilion dollarë në ekonominë globale, si pjesë e politikës fiskale të synuar, masave ekonomike dhe skemave të garantimit për të kundërshtuar ndikimet sociale, ekonomike dhe financiare të pandemisë. Ky injektim do të jetë për të mbështetur ekonomitë tona; për të mbrojtur punëtorët, bizneset, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sektorët më të prekur; dhe mbrojtur të prekurit përmes mbrojtjes së duhur sociale. Gjithashtu këto përmes një mbështetje të guximshme dhe të gjerë fiskale si dhe bashkpunimi te ngushtë me organizatat ndërkombëtare, për të dhënë me shpejtësi ndihmën e duhur financiare ndërkombëtare.
Duke mbështetur Bankat qendrore që kanë vepruar për të mbështetur fluksin e kredisë për familjet dhe bizneset, për të promovuar stabilitetin financiar dhe për të rritur likuiditetin në tregjet globale,G-20 mirëpret dhe mbështet shtrirjen e linjave të shkëmbimit që kanë ndërmarrë keto banka qendrore  dhe masat rregullative dhe mbikëqyrëse të marra për të siguruar që sistemi financiar të vazhdojë të mbështesë ekonominë dhe të mirëpresë Bordin e Stabilitetit Financiar (FSB) të njoftuar për koordinimin e masave të tilla.

Në këtë takim, gjithashtu u mirëpriten strategjite dhe hapat e ndërmarrë nga FMN dhe BB(edhe pse ende prej këtyre institucioneve nuk ka ndonjë shenjë ndryshimi për skemat e mbështetjes) për të mbështetur vendet në nevojë duke përdorur të gjitha instrumentet në masën më të plotë, si pjesë e një përgjigje të koordinuar globale.

G-20 dhe adresimi i ndë rprerjes të  tregtisë  ndërkombëtare

Një ccështje e rëndesishme që shqetëson opinionin botëror është garancia për mos ndërprerjen e zinxhirit të tregtise ndërkombëtare për funksionimin e ekonomisë globale dhe natyrisht edhe të konsumit, shërbimit, e vetë jetës. Në përputhje me nevojat e qytetarëve  në gjithë globin kërkohet të punohet maximalisht për të siguruar rrjedhën e furnizimeve mjekësore jetësore, produkteve bujqësore kritike, dhe mallrave dhe shërbimeve të tjera përtej kufijve, dhe për të zgjidhur ndërprerjet në zinxhirët global të furnizimit, për të mbështetur shëndetin dhe mirë- qenien e të gjithë njerëzve. Kjo nuk mund te realizohet pa lehtësuar tregtinë ndërkombëtare dhe koordinuar përgjigjet në mënyra që shmangin ndërhyrjen e panevojshme në trafikun ndërkombëtar dhe tregtinë. Masat urgjente që synojnë mbrojtjen e shëndetit do të duhen të  jenë në shënjestër, proporcionale, transparente dhe të përkohshme. Prandaj nuk mund të mosvlerësohet edhe ndikimi i pandemisë në tregti. Në keëtë funksion, qëllimi mbetet realizimi i një mjedisi të lirë, të drejtë, jo diskriminues, transparent, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të mbajmë tregjet tona të hapura.

Përmirësimi i bashkëpunimit global

Fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit përshkoi gjithë takimin e vendeve të G-20.Në funksion të ketij qëllimi vendet do të punojnë me shpejtësi dhe vendosmëri me organizatat ndërkombëtare të linjës së parë, veçanërisht ËHO, IMF, ËBG, dhe bankat e zhvillimit shumëpalësh dhe rajonal për të vendosur një paketë të fortë, koherente, të koordinuar dhe të shpejtë financiare dhe për të adresuar çdo boshllëk në instrumentin e tyre. Kjo duke mbështetur për të forcuar rrjetet globale të sigurisë financiare, koordinimin e veprimeve të tyre, përfshirë edhe me sektorin privat, për të mbështetur vendet në zhvillim që përballen me tronditjet shëndetësore, ekonomike dhe sociale të COVID-19.
Shqetësim serioz mbeten rreziqet serioze të paraqitura për të gjitha vendet, veçanërisht vendet në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara, dhe veçanërisht në Afrikë dhe shtetet e vogla ishullore, ku sistemet shëndetësore dhe ekonomitë mund të jenë më pak të afta të përballojnë sfidën, si dhe rrezikun e veçantë përballë refugjatëve dhe personave të zhvendosur.  Konsolidimi i mbrojtjes shëndetësore të Afrikës është një çelës për qëndrueshmërinë e shëndetit global. Vendet e G20 janë angazhuar  të forcojnë ndërtimin e kapaciteteve dhe ndihmën teknike, veçanërisht për komunitetet në rrezik. Ata kanë shprehur   gadishmërinë për të mobilizuar zhvillimin dhe financimin humanitar.
Aksioni global, solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar-thekson Deklarata e vendeve te, G-20- jane më se të domosdoshme për të adresuar këtë pandemi. Nevoja per te  punuar ngushtë së bashku,eshte e domosdoshme per  te kapërcyerë këtë situatë. Mbrojtja e jetës se njeriut, rivendosja e stabilitetit ekonomik do të hedhi themelet e forta për një rritje të fortë, të qëndrueshme, të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse.