17 vjeçari vdes nga koronavirusi në SHBA, klinika nuk e pranoi sepse ishte pa siguracion

340
Sigal

Një 17 vjeçar ka ndërruar jetë në Kaliforni, si pasojë e koronavirusit. Ai nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Sipas kryebashkiakut të Lancaster në Kaliforni, 17 vjeçarit i është mohuar ndihma shëndetësore në Kaliforni, sepse nuk ka qenë i siguruar.

“The Independent”  raporton se kryebashkiaku, deklaroi se adoleshenti “nuk kishte siguracion dhe nuk e tajtuan”, në momentin që u paraqit në urgjencën e një klinike. Stafi mjekësor i tha adoleshentit të shkojë në një spital publik. Rrugës për në spital, ai pësoi arrest kardiak.

Rex Parris, konfirmoi vdekjen e adoleshtentit me anë të një video, postuar në Youtube, ku paralajmëroi qytetarët të marrin pandeminë seriozisht dhe të aplikojnë masat e distancimit social.

SHBA është bërë vendi me numrin më të lartë të të infektuarëve me koronavirus në botë, me 85,755 të infektuar, duke tejkaluar edhe Kinën, vendi ku u shfaq fillimisht Covid-19 dhe ku janë infektuar 81,340 persona.