Zjarri në Pashaliman, helikopteri i FA nis operacionin nga ajri. MM: Nuk rrezikon bazën detare

43

Ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Kështu bën të ditur Ministria e Mbrojtjes teksa informon se një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Po kështu MM deklaron se sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.