Zjarri në parkim/ Dy mjete u shkrumbuan, banorët u evakuuan mes panikut. Arrestohet autori, policia jep detajet

282
Sigal

Arrestohet autori i zjarrvenies ne nje parkim ne bodrumin e nje pallati ne Fier, ku si pasoje e shkrumbimit te dy automjeteve, banoret u evakuuan mes panikun, me nderhyrjen e zjarrfikeseve dhe policise.

Policia ben me dije se ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mesnatën e datës 29 korrik 2020, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën dy mjete. Ne pranga u vu shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.

“32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit”- njofton policia.

NJOFTIMI

Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 29.07.2020, rreth orës 23:50, në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, ku u dogjën nga flakët 2 mjete, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, në koordinim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier.

32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrëfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.