Bardhyl Berberi: Në politikën shqiptare po këndon kukuvajka

650
Politika është bërë arenë e përplasjeve midis të majtës dhe të djathtës. Në mes të bulevardit kryesor na është ngritur një çadër si ajo e Tursun Pashait që Kadareja përshkruan tek romani “ Kështjella “ . Një çadër që po “ushqehet” nga një kontingjent militantësh që dërgohen “ me dëshirë “ nga rrethet atje ku ka fituar e djathta në Pogradec në Ballsh e gjetkë. Shoh në ekran brenda çadrës punonjës së ujësjellësit të Pogradecit apo të Bashkisë të këtij qyteti që qëndrojnë përbri Lul Bashës me gishtat lart Kuptohet që e majta e ka konsumuar veten me premtimet e marra dhe me kanabizimin e vendit por dhe opozita realisht është duke notuar në ujëra të turbullta . Është e përçarë dhe hija e Berishës aty në çadër dhe zëri i çjerrë prej tij dhe thirrjet dëshpëruese për luftë ngjajnë me zërin e një kukuvajke që nuk premton kurrësesi asgjë pozitive përkundrazi e mobilizon më tepër të majtën të bëhet bllok për të fituar edhe zgjedhjet e ardhshme me çdo kusht … E djathta e çoroditur dhe pa asnjë ide konkret kërkon qeveri teknike për të shpëtuar vendin nga blerja e votës. Kryeministri Rama bëri një rrokadë ministrash por opozita nuk kënaqet. Do qeveri teknike! Por këta kanë një mandate që ju ka dhënë populli dhe duhet ta përmbyllin ….Kanë filluar akuzat e para për blerje votash dhe manipulim votash Kush e ka fajin për të gjitha këto ? Vota … Sa e pa besë që më je ti moj votë e mallkuar. Si përbindësh që na ke hyrë brenda vetes dhe je prezent në çdo qelizë të ekzistencës sonë, i gëlltitë pamëshirshëm të gjitha qytetet, fshatrat, trotuaret, godinat dhe shtëpitë e të varfërve. Në cilët grupe terminologjike gjuhësore je, në atë të besës shqiptare, që ka lindur si institucion juridike-politike me vlera të mëdha shpirtërore, apo në atë të neveritshmes ? Atë ditë më 18 qershor do të vijnë të të hedhin ty moj VOTE në kuti, shqiptarët do të vishem si në ditë feste gjithë solemnitet por ti moj votë mos i tradhto përsëri .Pa na thuaj ç’të kemi bërë, të gjithë neve na ke marrë në qafë edhe pse ne të votojmë për veten tonë, e ti na çon nga të duash vet, na çon tek politikanët më të paaftë moralisht e intelektualisht, na çon te ata që u intereson paraja, femrat e shampanjë me orgji nën dritën e qirinjve vezullues nëpër jahtet e Malit të Zi apo brekët e grisura të Shukriut . Ti moj votë tradhtare nuk i shërben forcimit të vendit , ekonominë jo rrallë herë na e con në greminë ,shpresat na i venit dhe ne marrim valixhet dhe ikim larg larg atdheut , tonë të mallkuar prej zhgënjimit tënd lemë shtëpinë dhe gjithçka të bukur që kemi ngritur për vite të tëra .. Ti na mashtron moj votë , ne të gjitha shpresat e së mirës sonë i kemi në ty, e ti na humb këto shpresat e mirësisë e lirisë, ne të votojmë për të mirën tonë, e ju ktheheni kundër popullit tonë, ktheheni në krahë të politikanë të papërshtatshëm, të cilët janë të korruptuar deri në palcë . Unë dal të të votoj për veten time, e ti Votë më bëhesh e huaj; si s’të vjen turp për pafytyrësinë tënde, dhe pabesinë. Çuditërisht në këtë çast duke shkruar për Vota dhe votimet tona mu kujtua Shekspirin me dramat e tij tragjike ku vjedhjet, korrupsionet, vrasjet dhe zgjedhjet politike përgatiteshin nëpër zyrat e kancelarive të fshehta që kryheshin tinëzisht pas mesnate, kurse viktimat pasi i burgosnin apo i vrisnin i varrosnin me ceremoni zyrtare. Vota e dashur e ke humbur shenjtërinë dhe besnikërinë, je bërë prostituta më e madhe, sa poshtë e ke zbritur çmimin tënd, shitesh për një thes me miell , për një plazmë televizori për të larë borxhet e listët nëpër ushqimore , e keqja më e madhe është se nuk ke më çmimin që ti meriton e ke humbur besimi . Ti moj Votë e njerëzve të gjallë sa që nuk mund ta mbrosh veten edhe nga të vdekurit, edhe ata luajnë me ty gjatë ditës së votimit, ngrihen nga varri, pa i pyetur fare të gjallët, hynë në qendrat e votimit, votojnë e pastaj përsëri kthehen në varret e tyre, njësoj si Kostandini që ngrihej nga varri për hir të Doruntinës. Tragjedia më e madhe e kohës sonë është Vota jonë, këtë takëm parlamentarësh e pushtetarësh të paaftësh i kemi sjellë me votën ashtu siç sollëm me votë edhe të “shkretin” Shukri … Votë që nuk dihet ku shkon tamam si një prostitute dhe na ekspozon pamje rrëqethëse . 

Shqiptarë ruajeni votën dhe mos u gënjeni nga lajkat si në përrallën e ujkut dhe kecat dhe mos e shisni veten për një thes miell se një ditë ai thesi me miell do të mbarohet dhe do të sorollateni rrugëve pa punë dhe do vdesim urie dhe e keqja do t `ju mbyti si një metastazë kanceroze .A i shikoni këto shëmbëlltyra të këqija që kemi mbi kokë dhe na udhëheqin edhe këta kanë ardhur me vote. Është një fakt i pamohueshëm sa herë që vëllezërit tanë kosovarë kanë nevojë apo shqiptarët e Maqedonisë ne hapim telashe të tilla i vëmë “ flakën “ shtëpisë sonë dhe i lemë ata si jetimë në mes të rrugës … Është fakt politikës shqiptare po i këndon kukuvajka dhe populli ka një gjë të qartë e gjithë kjo bëhet për të shtyrë në pafundësi Vettingun ..dhe të ta çuar vendin në trazira që nuk dihet se ku do të qëndrojnë …
Sigal