Zjarr në Shëngjin, rrezikohen cisternat e gazit

136
Sigal

Një zjarr ka rënë në zonën e Knalle në hyrje të Shëngjinit, duke rrezuar cisternat e gazit që ndodhen aty pranë.

Zjarri ka rënë në disa shkurre për arsye të panjohura deri më tani.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe duke shmangur rrezikun nga cisternat e gazit.