Zjarr në një dyqan në Tiranë, banorët të panikosur dalin në rrugë

113

Pak më parë një zjarr ka përfshirë një dyqan në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Tymi i dalë nga ambjentet e brendshme ka alarmuar banorët që kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Akoma nuk ka informacione rreth asaj që mund të ketë shkaktuar zjarrin, ndërkohë kujtojmë se për shkak të karantinës dyqani ka qenë i mbyllur.

Nuk dihen ende dëmet e zjarrit në biznesin në fjalë.