Vasili: Respekt për mjekët, keqardhje për ata që shkelin punën e tyre në vite për pak përkëdhelje rilindase

440
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se mjekët shqiptarë meritojnë mirënjohje për punën që po bëjnë për përballimin e epidemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se mjekët kanë fituar beteja me sëmundjet edhe më parë, ndërkohë që tërheq vëmendjen për ndonjë mjek që këto kohë po shkelin në punën e bërë gjatë viteve, për pak përkëdhelje rilindase.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Cdo vleresim mantelbardhi, qe synon te beje te gjithe fajtore per te shmangur pergjegjesine e rilindjes ne keqmanaxhimin e pandemise nuk ndihmon, por thjesht hedh poshte punen e mantelbardheve ne vite.

Mantelbardhet kane fituar mjaft beteja ne fushen e shendetit publik si me poliomielitin, sars, gripin e derrit etj etj.. dhe e kane shnderruar Shqiperine ne lider ne rajon ne sfiden madhore te vaksinimit me mbi 98%.

Respekt dhe nderim per mantelbardhet, keqardhje per ata qe shkelin punen e tyre ne vite per pak perkedhelje rilindase.

P.S. Video tregon se si princesha e Belgjikes Matilde sot bashkshorte e Mbretit te Belgjikes promovon Shqiperine si vend lider ne rajon per vaksinimin”.