Zjarr në Krujë, rrezikohen shtëpitë dhe ujësjellësi i qytetit

133
Sigal

Partia Demokratike Dega Krujë ka denoncuar sot autoritetet vendore pasi vargmali i Burrelit po digjej ndërsa nuk ka asnjë reagim.

Bëhet fjale për një zjarr me përmasa të mëdha që rrezikon shtëpitë e banorëve në në Shkretë, pikërisht në zonën e ujësjellësit që furnizon qytetin e Krujës.

Postimi:

Njoftim për marrje masash urgjente!

Disa ditë më parë në vargmalet e Burrelit po digjet një pjesë e kosiderushme e pyjeve.

Zjarri ka marr përmasa të mëdha dhe sot po digjen pyjet në Shkretë , pikërisht në zonën e ujësjellësit që furnizon qytetin e Krujës.

Jo vetëm që po shkatërroni pyjet, po shkatërroni frymarjen tonë por po na leni edhe pa ujë duke krijuar thatësira.

“Theksojmë se nga një tendër u ndërtua një ujsjellës që nuk funksionon, për të cilën ju garantojm se do mbajnë përgjegjësi për çdo gjë”…

Merrni masa urgjente edhe pse jeni mbytur nga paaftësia……