‘Drejtësi për Jonadën’/ Protestuesit nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë

102
Sigal

Qindra protestues të cilët dolën në protestë para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për vrasjen e vogëlushes 7 vjeçare Jonada Avdia nga Komisari Arjan Taso.

Pasi protestuan para ministrisë dhe kërkuar dorëheqjen e Bledi Çuçit, ata iu drejtuan Kryeministrisë ku dhe ndëzën qirinj në nder të vogëlushes së vrarë me skaf në breg të detit në Himarë.

Protestuesit nuk u ndalën vetëm para Kryeministrisë por shkuan edhe para Presidencës, ku kërkuan që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj të reagonte për këtë krim të kobshëm të kryer nga Komisari i policisë.

Pas Presidencës protestuesit i janë drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar drejtësi për Jonadën.