Qytetarët shkojnë te “porta” e Presidencës, pas heshtjes për ngjarjen e Himarës

86
Sigal

Protestuesit kanë marshuar drejt Presidencës, për të protestuar për faktin që Presidenti i Republikës, nuk ka reaguar për ngjarjen e rëndë të Himarës, ku oficeri i polciisë, Arjan Tase masakroi me skaf 7 vjeçaren Jonada Avdia.

Protestuesit e kanë quajtur “një President kukull” dhe “President i turpit”.

Presidenti i ri nuk ka reaguar për ngjarjen e rëndë, duke shkaktuar habi dhe revoltë tek qytetarët, se si kreu i shtetit është kthyer në “memec” që në ditët e para të detyrës.

Pasditen e sotme qytetarët kanë protestuar përpara Ministrisë së Brendshme, duke u spostuar drejt Kryeministrisë dhe më pas Presidencës.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Çuçit dhe Kumbaros.