Aksidenti i rëndë në Tiranë/ 19 vjeçari përplasi 30 vjeçaren e paidentifikuar dhe më pas pemën

Policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë orëve të pasdites në Tiranë, ku u raportua për një vajzë të lënduar pasi ishte goditur nga një pemë në rrugën ‘Xhanfize Keko’.

Sipas Policisë një automjet i drejtuar nga një 19 vjeçar ka aksidentuar një këmbësore të paidentifikuar të moshës 30 vjeç.

Sigal

Ky automjet më pas është përplasur edhe me një pemë në trotuar duke bërë rrëzimin e objektit.

Ndërkohë që nuk ka ende informacione lidhur mbi gjendjen e vajzës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes