Flutura Açka: Sindromi i Pavllovit në veprim

407
Sigal

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas lajmit se Partia e Socialistëve Europianë mbështet prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo citon se: Më e pakta që mund të kishte bërë sot ajo surrogato Opozitë parlamentare, të kishte dalë nga salla e parlamentit në formë proteste

Ja poatimi i plotë:

Po t’ia prishësh Teatrin Kombëtar ndonjërit prej këtyre në vendin e tyre, jo vetëm që u ikën buzëqeshja nga sytë, jo vetëm që nuk e lënë të llapë me orë KM e tyre më në parlament, por e shkulin nga vendi me gjithë karrige.

Sepse atje populli nuk është dele, që këta të kenë guximin të sillen si qen.

Natyrisht, u duhet të jenë “politikisht korrektë”, por edhe sepse ne nuk jemi aq vend i varfër sa ç’dukemi, jemi i varfër për të varfërit, jo për PPP dhe konçensionet e ca miqve europianë, dhe këta tanët i kanë dhënë provat tash e tridhjetë vjet se shesin Shqipërinë për pushtet.

Më e pakta që mund të kishte bërë sot ajo surrogato Opozitë parlamentare, të kishte dalë nga salla e parlamentit në formë proteste. Sepse me këtë vrap që ka marrë shtrigania e kullave, shumë shpejt edhe godinën ku janë strehuar ata, do ta marrë rruspa.