Dr. Ina Zhupa: Ja kompanitë private që po pastrojnë ‘skenën e krimit’ për Veliajn

63

Mbetjet nga godinat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental po pastrohen me mjetet private në shkelje të ligjit.

Ky është denoncimi i rradhës i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa

Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencen e shëmbjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumenta, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit “ARB & Trans 2010” sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të rradhes do ju japi këtyre kompanive për ndertim si përgezim për punën e palodhur në shëmbjen e Teatrit Kombëtar?

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit. Vetë…

Gepostet von Ina K. Zhupa am Donnerstag, 21. Mai 2020