Xhelal Mziu: Skandali i çmimit të Teatrit të Tiranës !!

441
Sigal

Nga Xhelal Mziu

Pallatit të kulturës Kamëz i #ndryshohetDestinacioni i saj!
Futet një #bankëPrivate në ambientet e biblotekës e ekspozitës së qytetit!
Rilindja në luftë ndaj veprave të artit, kulturës e sportit!
Njëlloj si në vitin 1967 ku regjimi i diktatorit Hoxha ishte kundër xhamive dhe kishave (por, ishte luftë kundër fesë).
Sot në kohën e rilindjes kemi tjetërsim të stadiumeve, teatrove, biblotekave, kinemave, terreneve sportive e arsimore, për ti kthyer në pallate korrupsioni ose privatëve duke ndryshuar destinacionin!

Së pari !
Pallati i kulturës në Kamëz!
U ndërtua në vitin 2009 me një vlere 180 milionë lekë ose 1,5 milionë Euro dhe sipërfaqe prej 5.000 m2.
Përbëhet nga:
Salla e teatrit me kapacitet 430 vende.
Kinema ose sallë konferencash 380 vende.
Sallë konferencash 150 vende!
Sallë konferencash 70 vendesh!
Bibliotekë e qytetit 200 m2.
Salla e ekspozitës dhe e pikturës.
Dy salla interneti për të rinjët e qytetit
Ambiente ndihmëse për tetorin, koncertet, kinemanë, zyra të pafundme për të gjitha funksionet.
Një kat përdhe për moshën e tretë, për shahë, pingpong, bilardo për të rinjët dhe moshën e tretë dhe në dispozicion të funksioneve të mësipërme të pallatit.
Analogji!
Tetëri i ri kombëtar!
Sipërfaqja rreth 8 mijë m2.
Vlera me 28-30 milionë euro!
Dy salla teatëri me 650 dhe 400 vende.
Pra një teatër 15-20 herë në vlerë më shumë se Pallati i Kulturës e Teatëri i Kamzës!
Bëjeni vet llogarinë se sa korruptive është!

Së dyti!
Rilindasi 6% i Kamzës vazhdon filozofinë e shefit të tij.
Donë të prishë stadiumin e qytetit 84 vjecar, me sipërfaqe 20 mijë m2 në mes qytetit për parkim, pallate e lokale, lojra e lulishte (ndonëse top sekret).
Pallati i Kulturës, teatëri, bibloteka, ekspozita, sallat e internetit nuk kanë funksionuar ka 9 muaj dhe tashmë i ndryshon destinacionin !!!
Arsye, sepse nuk e duan teatërin, kinemanl, kulturën, ekspozitën, biblotekën, leximin, internetin, sportin, etj.
E ka ndryshuar destinacionin e funksionit të tyre. Është shkatërruar Pallati i Kulturës më i bukuri dhe më i madhi në Shqipëri!
Sot aty kemi ndërmarrjen e ujësjellësit, ndërmarrjet komunale, pastrimi, gjelbërimi, dekori, tatimet, shërbimet publike, polici bashkiake, zjarrfikëse, bankomatë banke, lokal, madje brenda ambienteve funksionale të saj do të vendos dhe një bank të nivelit të dytë, e turpshme, skandaloze dhe korruptive!

Në rreth një vit nuk është ndërtuar asnjë rrugë, asnjë KUZ, asnjë shkollë, as tregu i qytetit i tenderuar në 2019, asgjë tjetër.
Por janë prishur 3 shkolla ku 2 prej tyre pa arsye (ishin funksionale)!

Revoltat e pafundme të qytetarëve janë zgjidhja e vetme për të shpëtuar qytetarët nga varfëria, papunësia dhe eksodi, për të shpëtuar institucionet kulturore dhe sportive nga korrupsioni dhe për të shkuar në zgjedhje pluraliste të drejta dhe të barabarta.
Vendi ndodhet në një regres progresiv duke u renditur e fundit në Evropë dhe rajon.

Ditë më të mira do të vijnë!

#Skandali i çmimit të teatrit të Tiranës !!!Pallatit të kulturës Kamëz i #ndryshohetDestinacioni i saj! Futet një…

Gepostet von Xhelal Mziu am Donnerstag, 21. Mai 2020