Ish-ministri Xhafaj del kundër projektligjit të PS-së

444
Sigal

Diskutimet për projektligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” kanë nxjerrë në pah problemet e funksionimit të kësaj strukture. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj akuzoi policinë gjyqësore që për shumë vite kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve. Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve u shpreh kundër vendosjes së policisë gjyqësore në Prokurori dhe Policinë e Shtetit. Sipas ish-ministrit Xhafaj dualizmi do ta përkeqësojë situatën, pasi, siç u shpreh ai, për shumë vite policia gjyqësore ka shërbyer si seksere e prokurorëve.

Prania e dy strukturave të policisë gjyqësore njëherësh në Prokurori dhe Policinë e Shtetit ka shkaktuar debate mes socialistëve në komisionin e ligjeve. Ish-ministri Xhafaj: Ky lloj dualizmi druaj se kjo zgjidhje mund ta përkeqësojë. Në seksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Eksperti i EURALIUS u shpreh se vendosja e policisë gjyqësorë si në Prokurori dhe në Polici është parë me skepticizëm edhe nga ndërkombëtarët.

Eksperti i EURALIUS: Ne kemi dhënë alternativa, po sikur seksionet e prokurorisë të shikohet mundësia të bëhen ndihmës prokurorë. Socialisti Bashkim Fino nuk u bind nga relatorët për të votuar pro këtij projektligji, pasi për të është e panevojshme krijimi i dy strukturave. Kundër vendosjes së policisë gjyqësore u shpreh edhe kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Manja: A duhet të ketë policia e shtetit në përbërje të këtij seksioni oficerë të policisë gjyqësore? Mendimi im personal është jo.

Fino: Unë nuk mund të bëj ligj për 100 veta, ligjin e bëj për më shumë njerëz.