“Fermerët po ikin jashtë”, Meta: Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë dhe kundër shpopullimit!

148
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shqetësimin që vjen nga sektori i bujqësisë, ku fermerët po braktisin punën e tyre këtu dhe po ikin emigrantë jashtë vendit.

Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i shtetit theksoi se të gjithë duhen të bëhen bashkë për të mbështetur bujqësinë.

Postimi i plotë:

NË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!

TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.

Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!