Protesta për vrasjen e të miturës/ Berisha dhe Meta përkrah njeri tjetrit në bulevard para Kryeministirsë

206
Sigal

Kryetari i PD Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë qëndruar krah për krah në protestën qytetare, e cila u zhvendos nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë.

Në nder të vajzës 7 vjeçare e cila humbi jetën, pasi Komisari Arjan Taso e shtypi me skaf në breg të detit, Berisha më herët ndezi qiri në shkallët e kryeministrisë dhe më pas u largua për të qëndruar mes qytetarëve.

Meta është takuar sakaq me qytetarët dhe më pas të dy janë vendosur në të njëjtin vend, përballë Kryeministrisë.