VIDEO/ Protesta për vrasjen e 7-vjeçares, ndizen qirinj, fëmijët mbushin shkallët e Kryeministrisë, bulevardi ndriçohet nga telefonat

142
Sigal

Protesta e qytetarëve është zhvendosur tek kryeministria, pas tubimit tek ministria e Brendshme.

E veçanta e këtij tubimi, ishte prania e dhjetëra fëmijëve, të cilët kanë bërë homazhe për 7-vjeçaren  e vrarë në bregun e detit të Himarës nga Komisari i Policisë së Elbasanit.

Ata kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë, ndërsa fëmijët me pankarta në duar kanë kërkuar drejtësi për bashkëmoshataren e tyre.

Qytetarët kanë vendosur të ndriçojnë bulevardin me telefonat e tyre.