Nuk ka…! Prokuroria i kthen përgjigjie Presidentit Meta për verifikimin e emrave të propozuar në Këshillin e Ministrave

207
Sigal

Prokuroria i kthen përgjigjie Presidentit Meta për verifikimin e emrave të propozuar në Këshillin e Ministrave.  Sipas përgjigjes së drejtuar asnjë nga ministrat nuk ka probleme me drejtësinë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për asnjë nga 16 ministrat e propozuar nga Rama nuk ka të regjistruar ndonjë hetim penal nga prokuroritë e vendit.

“Nuk janë të proceduar penalisht nga prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm të 16 emrat e propozuar për ministra”, mëson Gazeta Shqip se është përmbajtja e shkresës së depozituar në presidencë.

Ndërkohë që presidenti Ilir Meta pret përgjigje zyrtare dhe SPAK në lidhje me të dhënat nëse ka ndonjë ministër që është nën hetim ose ka nisur procedimi për ndonjë dosje hetimore.

Më 11 shtator, kryeministri i dekretuar i paraqiti zyrtarisht emrat e 16 ministrave në presidencë për t’i dekretuar. Presidenti ka 7 ditë kohë për të kthyer përgjigje, ndërsa Rama ka 10 ditë për të bërë paraqitur programin e emrat e ministrave në Parlament dhe për t’u votuar.