Vendimi, BE përjashton Shqipërinë nga hapja e kufirit më 1 korrik

380
Sigal

Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve, për të cilat hapen kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut. Këshilli i BE-së ka miratuar listën e vendeve të cilat do u hiqet kufizimi i udhëtimit. Në këtë listë nuk është Shqipëria. Ndërkaq, në listë nuk janë po ashtu as Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Lista është miratuar me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian përfshin 14 shtete: Algjeri, Australi, Kanadë, Gjeorgji, Japoni, Mali i Zi, Marok, Zelanda e Re, Rwanda, Serbia, Korea e jugut, Tajlandë, Tunizi, Uruguay. Në deklaratën e Këshillit Europian thuhet se për të përcaktuar vendet për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit, mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale. “Sa i përket situatës epidemiologjike, vendet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, veçanërisht:

-numri i rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit dhe për 100 000 banorë afër ose nën mesataren e BE-së (siç ishte në 15 qershor 2020)

-tendencë e qëndrueshme ose në rënie e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e mëparshme”, thuhet në njoftim ndër të tjera.