Zbardhet lista me 169 profesionet e lira! Nga avokatët, fotografët te arkitektët, do të paguajnë tatim deri në 23% nga 1 janari

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione sipas llojit të aktivitetit.

NOA

Nis nga fotografi, videograf, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juriste, avokatë, kontabiliste, arkitekt, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dheniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhese, aktivitetet e argëtimit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) 169 profesione të lira që do tatohen nga 1 janari 2024  6585a3b7f1f37vendim-2023-12-20-753