Suplementi Pena Shqiptare/ Çerçiz Myftari: Fytyrën lumi e lë në det

Ku shkoi rinia ime flokëkaçurel,

shërbimi i bilbilit rrugicës në mbrëmje?

NOA

Vrapi i syve, nga akrepat e orës të qytetit,tek një shteg

Takikardia trëndafilishtes për një takim zemre?

Ku shkoi tufa e dallëndyshes së ëndrrave,

buçimas e gjoksit nga tingujt e këngëve?

Kush vallë i thirri, çdashuri i trokiti?

Të jetë fshehur diku bën lojë mbyllasysi?

A peshën e viteve nuk duroi mbi supe,

dhe iku rrëmbimthi, si hajdute tutje?

Më la ca rrudha, si udhë te lëkura,

ca flokë si bari mbuluar nga bryma.

Shpinë gungaçe, gjymtyrë raktike.

Shkopin në dorë, si këmbë për lëvizje.

Gjithë bukuritë që kisha, mi shkele.

Kam ngelur si pema në vjeshtë, pa gjethe.

Ca njerëz, dikur të njohur, më thonë:   ” bah, nuk je ti!”

Unë shpirtin riosh kam dhe tani.

 

Tik- takun e zemrës bëra borie,

vërtet nuk dëgjoje, a s’doje të vijë?

 

Mbrëmje, për mbrëmje, mëngjes për mëngjes,

në fytyrë të fëmijëve, si pasqyrë, T’i qesh.

Ç’lumturohem që jam aty vet,

si lumi që lë fytyrën në det.