Po shkonte në punë, aksidentohet për vde.kje 40-vjeçari shqiptar në Itali

30
Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali.

Ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij është përplasur me një makinë “Volksëagen”.

Viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për shtetasin Edmond Zero, një shqiptar me banim në Fornacette në komunën e Calcinaia.

Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.