Xhorxh Soros, një demagog i rrezikshëm i krahut të majtë. Lobimi dhe financimet për fushatat zgjedhore

710
Soros, një demagog i rrezikshëm i krahut të majtë me ‘zemër ari’

Falë 32 miliardë dollarësh të transferuar nga Shoqëria e Hapur, ai bëri disa gjëra të mira dhe ndoshta një numër të madh gjërash të këqija. Për të diskutuar në thellësi, nëse George Soros, 87 vjeç, qytetar hungarez hebre i konvertuar duke ndryshuar mbiemrin, për të shpëtuar veten nga nazistët dhe i natyralizua në amerikan, është një filantrop i spikatur por edhe mjeshtër i rrezikshëm intrigash, një afarist i paskrupullt njëkohësisht edhe një gjeni financiar, për të cilin nuk do të mjaftonte një libër. Falë 32 miliardë dollarëve transferuar gjatë viteve të tij në “Fondacioni për një shoqëri të hapur” dhe filialeve të shumta, ka bërë disa gjëra të mira, ndoshta dhe një numër të madh gjërash të këqija. Si pozitive, ndër të parat duhet të kujtojmë kontributin e dhënë në rënien e komunizmit në Evropën Lindore, nëpërmjet ndihmës për Solidarnosin polak, Sakarovin dhe Karta e Drejtave të njeriut të ’77-s; një ndihmë vendimtare për revolucionin në rritje në Gjeorgji; fonde bujare për fëmijët e varfër në shtetin e Nju Jorkut dhe Afrikës; krijimin e organizatave joqeveritare për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në dhjetra vende totalitare. Si negative, mes të këqiave, spekulimet kundrejt paundit britanik, lirës italiane dhe monedhave të Malajzisë dhe Tajlandës, të cilat kanë sjellë humbje shumash të mëdha në vendet e tyre përkatëse; një fushatë helmuese kundër Izraelit përmes krijimit të organizatave të favorshme për bojkotin që mohojnë edhe të drejtën e vendit për të mbrojtur veten; ndërhyrjet okulte në politikat e shteteve të ndryshme (duke përfshirë këtu edhe tonat) me objektiva të ndryshëm nga ato të ndjekura nga qeveritë. Gjithashtu ka lobuar dhe lufton për liberalizimin e marihuanës dhe vetëvrasjen. E gjithë veprimtaria e tij publike është frymëzuar nga një ideologji e majtë, e cila çoi konservatorët amerikanë ta marrin në konsideratë atë “si më të rrezikshmin demagog të krahut të majtë që vepron në vend”. Gjithashtu ka investuar miliona në fushatën kundër Xhorxh Bushit, në të cilën ai dënoi luftën kundër terrorizmit, ka financuar bujarisht si Obamën dhe Hillary Clinton dhe lufton për një liberalizim të plotë të emigracionit. Ai është gjithashtu një kundërshtar i Trump. Në shkrimet e tij të shumta, ndonjëherë ai e quan veten “një figurë si mesia “, duke demonstruar egon e tij të pa matë brenda 19 njerëzve më të pasur në botë. Tani mbështet disa teza të ndryshme të diskutueshme: Se Evropa është nën sulmimin Rus, që Kina e ka kaluar tashmë Amerikën dhe (më shqetësuese) se ne jemi në prag të një krize financiare si ajo e vitit 2008. Ne shpresojmë që të paktën në këtë rast, njeriu, i cili, falë intuitës së tij fitoi dhjetëra miliarda dollarë të marrë një mësim të mirë.


Sigal