Kapet mashtruesi i këngëtarëve shfaqej ‘i veshur me kostum’ zyrtari

541
Prangoset personi që mashtronte këngëtarët dhe pronarët e lokaleve me muzikë. Shtetasi 47-vjeçar Ilir Muzhaqi, banues në Tirana, ka qenë i dënuar në vitin 2014 me 4 vite burg për mashtrim. Në listën e të mashtruarve janë këngëtarë të njohur si, Kozma Dushi, Redon Makashi, Gjergj Jorgaqi e Petrit Lulo. Nga viti 2012 deri në 2014-ën, 47-vjeçari kishte përvetësuar 5 milionë lekë të reja. Në shumë raste ai prezantohej si një njeri i pushtetshëm duke “veshur” kostume të shtrenjta zyrtarësh apo drejtorësh si pjesë e: Drejtorisë së Tatimeve, Ministrisë së Kuluturës, Prokurorisë apo Policisë së Shtetit.
Ky person paraqitej tek pronarët e bizneseve si punonjës i tatimeve dhe herë si përfaqësues i shoqërisë që mbron të drejtat e autorit. Muzhaqi i detyronte këtë persona tu merrte rryshfet për të mos u vendosur taksa.
Nga hetimi i kryer nga Prokuroria, ka rezultuar se ai kishte kryer rolin e menaxherit muzikor, duke premtuar para këngëtarëve, por që e gjithë skema ka rezultuar një mashtrim. Gjithashtu ai kishte regjistruar në QKR shoqërinë “Sig- Ship”, e cila si aktivitet ka sigurimin e punës private kompozitorëve dhe këngëtarëve por pa u licencuar nga ministria e kulturës.
Ai u jepte atyre fillimisht shuma të vogla parash dhe më pas nuk respektonte kontratat duke mos u dhënë pagesat e premtuara. Gjykata apo ashtu ka dënuar penalisht edhe subjektin “Sig- ship”, të cilësuar nga gjykata po ashtu përgjegjës për mashtrimet. Pas arrestimit ai u përcoll në një nga qelitë e burgut 302 në kryeqytet ku edhe iu komunika vendimi i dënimit ndaj tij.
Sigal