Ulen temperaturat, por era rrit rrezikun për përhapjen e zjarreve, sinoptikania: Si do të jetë moti deri në javën e parë të korrikut

219
Sigal

Teksa sot është vënë re një ulje e temperaturave, sinoptikania Lajda Porja pohoi se kjo ulje do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.

Porja tha se për shkak të lagështisë në ajër ndihet edhe i nxehti.

Mes të tjerash Porja tha se deri më 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm, ndërsa nuk përjashtoi shifrat lokal në zonat veriore dhe verilindore apo dhe breshëri. Sinoptikania nënvizoi faktin se me forcimin e erës rritet edhe rreziku për favorizimin e zjarreve.

“Tërheqja është graduale, por temperaturat e ajrit kanë rënë goxha në mëngjes. Në shumë zona gjatë natës ishte 30 gradë. Dje dhe pardje u shënua 42 gradë në qarkun e Beratit. Në disa zona do të shkojë edhe 34-36 gradë celsius.

Në një pjesë të mirë të qyteteve ndihet goxha i nxehti për shkak të lagështisë së ajrit. Është ndjerë një forcim ere. Por me fuqizimin e erës, rritet dhe rreziku i zjarreve në pyje.

Dita e diel në veriperëndim zona e Velipojës do të jetë 32-33 gradë, ndërsa Gjiri i Lalëzit do të jetë 34 gradë, dhe Vlora po ashtu. Në Sarandë dhe Ksamil do jenë deri në 36 gradë.

Do të presim ulje në ditët e para të korrikut. Reshjet do të shfaqen në zonat e izoluara, Veri-Verilindje të vendit. Nuk përjashtohet mundësia e breshrit.

Deri në datën 6-7 korrik do të kemi një mot të qëndrueshëm”, tha Porja.