Vrāsja në Vlorë/ Dëshmia e fqinjës: Dëgjova ulërima, një plumb hyri në derën e fqinjës

73

Dëshmia e fqinjës së viktimës në Vlorë, e cila tregon se si e njihte 25-vjeçarin Kristjan Breshanaj.

E moshuara pohoi se i riu nuk ishte problematik, ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi nuk punonte. Ajo tha mes të tjerash se kishte dëgjuar ulërima gjatë natës, dhe mendonte se mos dikush ishte i sëmurë.

Ndër të tjerat ajo tha se një prej plumbave që kanë qëlluar autorët, ka hyrë në derën e një prej fqinjëve.

“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi.

Unë mendova se ishte ndonjë e sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plumbin në derë.

Nuk e dimë se pse mund të jetë vrarë. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Viktima ishte i vogli, tjetri është i martuar”, tha fqinja.