Vranësira por temperaturat do të mbeten të larta, moti për sot

159
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash deri në të dendura.

Në relievet e larta malore veriore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të shiut në orët e mesditës.

Era ka fryrë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-13 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 17/31 diell re

Kukës 14/29 diell re

Lezhë 15/31 diell re

Dibër 14/29 diell re

Durrës 19/30 diell re

Tiranë 19/32 diell re

Elbasan 17/33 diell re

Berat 12/33 diell re

Vlorë 17/30 diell re

Korçë 13/27 diell re

Gjirokastër 12/32 diell re

Sarandë 14/31 diell re.