Pak para votimit të qeverisë së re, Kryeministri Rama ndryshon kontratën me Pfizer

226
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka firmosur në datë 13 shtator 2021 ndryshime në kontratën e Shqpërisë me kompanizë Pfizer.Vendimi është bërë publik në fletoren zyrtare ditën e sotme.Rama e ka marrë këtë vendim teksa qeveria e mandatit të dytë vijon të jetë në pushtet dhe qeveria e re pritet të votohet në Parlament ditën e nesërme.

“Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk do të publikohen në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare”, thuhet në VKM. (Shiko ketu dokumentin e plote)

Marrëveshja me Pfizer është nënshkruar që më 18 janar të këtij viti, ku për palën shqiptare ka firmosur Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Rindërtimit.

Pavarësisht se ajo klasifikohet sekret tregtar dhe nuk duhet të botohet, detaje nga kjo marrëveshje, ku Shqipëria blen një dozë për 12 dollarë, ose 24 dollarë dy doza, që përbëjnë aktualisht vaksinimin e plotë me Pfizer. Nga marrëveshja e pandryshuar Shqipëria përfitonte 500 mijë doza Pfizer. Mbeten mister se ku konsistojnë ndryshimet e kontratës, por së fundmi, ministrja Ogerta Manastirliu tha se së shpejti do të lidhet një kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza vaksinash.